
Papa Leo XIV ka dhënë një mesazh të drejtpërdrejtë kundër luftërave, duke theksuar se njerëzimi është në rrezik dhe se dialogu është sfida më e madhe e kohës sonë.
“Është ende e mundur të takohemi, edhe në një kohë përçarjesh, bombash dhe luftërash. Duhet të krijojmë mundësi për këtë,” tha Ati i Shenjtë në një videomesazh.
Ai vlerësoi eventet sportive dhe bamirëse që, sipas tij, “mbledhin fonde për jetën dhe kujdesin, jo për shkatërrimin dhe vdekjen”.
Mesazhi u mbyll me paralajmërimin: “Njerëzimi ynë është në rrezik.”