
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 2 vite burg për ish-kryetarin e Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, dënim që pas gjykimit të shkurtuar konvertohet në 1 vit e 4 muaj. Për ish-drejtorin e tokës dhe pronave, Vasillaq Strakosha, SPAK kërkoi 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar në 1 vit, raporton BW.
Të dy akuzohen për shpërdorim detyre, pas kallëzimit të Fredi Belerit, i cili pretendon se në vitin 2016 është tjetërsuar një sipërfaqe prej 4,263 m² tokë në favor të Arqile Bollanos.