Vendosni fjalën kyçe....

Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen shefat e rinj në disa qytete 


Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka emëruar shefat e rinj të komisariateve në disa qytete të vendit. Ndër emërimet spikat Edjona Dano, e cila bëhet gruaja e dytë në historinë 35-vjeçare të Policisë që merr drejtimin e një komisariati, duke u caktuar në krye të Komisariatit të Policisë në Kuçovë.

Dano ka një karrierë të gjatë në hetimin e krimeve dhe së fundmi mbante detyrën e Shefes së Seksionit për Parandalimin e Dhunës në Familje në Tiranë.

Ndërkohë, janë emëruar edhe Kleant Serdari në Mallakastër, Bledar Metaj në Vlorë, Florian Dano në Dibër, Elvid Shehu në Sarandë, Ferit Merkaj në Himarë, Kliton Zharri në Cërrik, Ajet Bega në Kurbin, Leonard Ndreka në Gramsh, Krenar Guçe në Elbasan dhe Gentian Dedej në Pogradec.