Pas shkarkimeve në Policinë e Shkodrës, një tjetër furtunë ka prekur Policinë e Shtetit me ndryshime të shumta.
Ndrysimet kanë prekur komisariate e Policinë Kufitare, raporton për News24 gazetari Igli Çelmeta.
Lëvizjet vijnë dy ditë pas shkarkimeve në Policinë e Shkodrës lidhur me opeqacionin në Theth për prishjen e ndërtimeve pa leje.
Ndryshimet
Ajet Bega është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Kurbin.
Leonard Ndreka është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Gramsh.
Krenar Guçe është emëruar Zëvendësdrejtor për Krimet në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.
Gentian Dedej është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Pogradec.
Faik Ruko do të jetë shef i Komisariatit të Policisë Korçë.
Florian Dano do të drejtojë Policinë Kufitare në Dibër.
Elvid Shehu është emëruar në Policinë Kufitare në Sarandë.
Ferit Merkaj është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Himarë.
Kliton Zharri do të jetë shef i Komisariatit të Policisë në Cërrik.