Vendosni fjalën kyçe....

Takimi në Durrës, Rama për kryebashkiakun e Vlorës: I ka sytë gjysmë të hapur, ka pasur ‘bum’ ndërtimesh pa leje


Nga takimi në Durrës me kryebashkiakët, kryeministri Edi Rama kritikoi ashpër Bashkinë e Vlorës dhe kryebashkiakun Ermal Dredha për mungesë veprimi ndaj ndërtimeve pa leje.

Ai theksoi se një nga rastet më problematike është Vlora, ku sipas tij, kryetari dhe strukturat vendore “i kanë sytë gjysmë të hapur dhe gjysmë të mbyllur”, ndërsa shtoi se qyteti është kthyer në një pikë qendrore të diskutimeve për shkak të bumit të ndërtimeve pa leje përpara sezonit turistik, duke theksuar se “Policia ka funksionuar, por strukturat vendore kanë munguar në detyrë.”