
Pas gjashtë ditësh tymi e ndotjeje pa kufi, janë shuar flakët në vendgrumbullimin e plehrave në Elbasan.
Zjarri, i cili kishte përfshirë si sipërfaqen ashtu edhe nënshtresat e mbetjeve, është shuar pas një operacioni që zgjati gjashtë ditë dhe shkakoi ndotje tejet të madhe në Elbasan.
E gjithë sipërfaqja e vendgrumbullimit të plehrave prej afërsisht 20.000 metër katror është mbuluar me mbi 35 mijë metër kub dhera.
Trashësia e shtresës së dheut shkon deri në 2 metra në pjesën e sipërme dhe nga 30 deri në 50 cm në skajet anësore. Kjo masë ka për qëllim ndërprerjen e furnizimit me oksigjen, duke ndalur përhapjen e mëtejshme të zjarrit në thellësi.