Vendosni fjalën kyçe....

Mediu në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së në Porto: Bashkëpunim për çështjen e manipulimit të zgjedhjeve


Kryetari i Partisë Republikane dhe deputeti Fatmir Mediu, gjatë pjesëmarrjes në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së në Porto të Portugalisë, ka zhvilluar takime me figura të rëndësishme ndërkombëtare.

Në një postim në rrjetet sociale, Mediu njoftoi se takoi Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së dhe Presidentin e Këshillit të Evropës, Theodoros Roussopoulos.

Ai theksoi se ranë dakord për të vazhduar bashkëpunimin me opozitën dhe për të prezantuar faktet mbi manipulimin e zgjedhjeve të 11 majit.

“Në Porto Portugali gjatë takimit të Asamblesë Parlamentare të OSBE pata kënaqësinë të takoja Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE si dhe Presidentin e Këshillit të Europës Theodoros Roussopoulos.

Në takim ramë dakord për të vazhduar bashkëpunimin me opozitën dhe prezantuar faktet e manipulimit të zgjedhjeve të 11 Majit”, shkroi Mediu.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Fatmir Mediu (@fatmir_mediu)