Vendosni fjalën kyçe....

Rama vijon takimet me deputetët e Tiranës


Kryeministri Edi Rama po zhvillon edhe sot një takim me deputetët aktualë dhe të zgjedhur të qarkut të Tiranës, pas zgjedhjeve të 11 majit.

Takimi po mbahet në selinë e Partisë Socialiste dhe vjen si vijim i mbledhjes së djeshme, ku disa deputetë munguan për shkak të seancës plenare në Kuvend. Rama u pa duke hyrë në seli me një bllok shënimesh në dorë.

Një ditë më parë, ai mblodhi gjithashtu përfaqësues të bashkisë dhe deputetë të kryeqytetit për një takim të ngjashëm.