Vendosni fjalën kyçe....

Ndahet nga jeta në moshën 67-vjeçare aktori Michael Madsen


Aktori Michael Madsen, i njohur për rolet ikonike në shumë filma, ndër të cilët “Kill Bill” dhe “Reservoir Dogs”, është ndarë nga jeta në moshën 67-vjeçare, pasi u gjet “i pavetëdijshëm” në shtëpinë e tij në Malibu.

Aktori i njohur për paraqitjet e paharrueshme në filmat e Quentin Tarantino-s, dyshohet se ka ndërrua jetë si pasojë e një sulmi në zemër, tha menaxheri i tij Ron Smith, shkruan GBnews.

Madsen u bë një emër i njohur nëpërmjet bashkëpunimeve të tij me regjisorin Quentin Tarantino, duke u shfaqur në katër nga veprat më të famshme të regjisorit.

Një deklaratë nga përfaqësuesit e tij tha: “Në dy vitet e fundit, Michael Madsen ka bërë një punë të jashtëzakonshme me filma të pavarur, duke përfshirë filmat e ardhshëm artistikë Resurrection Road, Concessions dhe Cookbook for Southern Houseëives, dhe mezi priste këtë kapitull të ri në jetën e tij. Madsen po përgatitej gjithashtu të publikonte një libër të ri të quajtur Tears for my Father: Outlaë Thoughts and Poems.

Ai u njoh fillimisht për rolin e Mr. Blonde në Reservoir Dogs në vitin 1992. Aktori më vonë u ribashkua me Tarantinon për Kill Bill: Volume 2 në vitin 2004, ku ai portretizoi vrasësin Budd.

Partneriteti i tij me regjisorin vazhdoi me role në The Hateful Eight në vitin 2015 dhe Once Upon a Time in Hollyëood në vitin 2019.

Madsen lë pas pesë fëmijë nga marrëdhënie të shumta.