Vendosni fjalën kyçe....

SPAK përfundon hetimet për abuzimet me tenderat te Universiteti Bujqësor i Tiranës


SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka marrë të pandehur 28 persona, përfshirë pedagogë, staf akademik dhe biznesmenë, të akuzuar për abuzime me tenderat në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Sipas raportimit të gazetares Klodiana Lala, ndaj tyre rëndojnë akuzat për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre.

Dosja është në fazën përfundimtare dhe pritet të dërgohet për gjykim në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit.