Vendosni fjalën kyçe....

Zjarre masive në Peshtan të Fierit, shkrumbohet një stallë bagëtish


Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme një pronë private në fshatin Peshtan të Fierit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas burimeve paraprake, zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike e dalë nga pompa vaditëse e ujit. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke djegur rreth 400 dëngje bari, një stallë bagëtish si dhe mjete pune bujqësore, përfshirë një jonxhë, frezë dhe vegla të tjera të rëndësishme për punët e tokës.

Fatmirësisht, në momentin e rënies së zjarrit brenda stallës nuk ndodheshin bagëtitë, duke shmangur një bilanc tragjik në jetë të gjalla. Dëmet materiale janë vlerësuar paraprakisht në rreth 1 milion lekë të reja (10 milion të vjetra).

Në vendngjarje ndërhynë menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat arritën të lokalizonin flakët dhe të shmangnin përhapjen e mëtejshme të zjarrit në zonën përreth. Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.