Vendosni fjalën kyçe....

Noka në SPAK: U thirra për denoncimet e bëra në fushatë elektorale


Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, u paraqit mëngjesin e sotëm në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Në një deklaratë për mediat pas daljes, Noka tha se ishte thirrur për denoncimet që kishte bërë gjatë fushatës elektorale.

“U thirra nga SKAP-i për denoncimet e bëra në fushatë elektorale. Task forca e ngritur për të hetuar krimin elektoral vdiq pa u aktivizuar akoma.

Krimi elektoral që na u premtuar se do të niste ndëshkimi, është duke i bërë karshillëk SPAK-ut, krimi elektotal më i institucionalizuar se kurrë dhe ka vendosur fatin e votës së shqiptarëve”, tha ai.