
Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë të shkallës Rihter është ndjerë mengjesin e sotem në zonën e Fushë Krujës, ndërsa thellësia ishte 5 kilometra nga sipërfaqja e tokës.
Lëkundjet ishin të ndjeshme por nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.
Nderkohë janë shënuar edhe 3 pasgoditje me 3.8, 3.8 dhe 3.9 ballë.
