Vendosni fjalën kyçe....

“Rinumërimi vërtetoi se s’ka trafik votash, mospërpërputhjet gabime njerëzore” – Anëtari i KAS-it Braho


Anëtari i KAS-it Ledio Braho tha mbrëmjen e sotme se nga procesi i rinumërimit është faktuar se nuk ka pasur trafik votash dhe se ato mospërputhje që kanë dalë janë gabime njerëzore në proces.

I ftuar në emisionin “Log” në News24, Braho theksoi se pretendimet për manipulime nga ana e kandidatëve nuk qëndrojnë.

“Nuk ka trafik votash. Kjo që po bëjmë ka të bëjë me pjesën e procesit zgjedhor, jo çfarë ka ndodhur përpara ditës së votimit. Shifrat që rezultojnë aty dhe që ka pretendime, janë krejtësisht relevante, që nuk mund të cilësohen trafikim vote. Janë gabime njerëzore pra më së shumti. Nuk janë harxhuar shumë para, nëse marrim parasysh se ka pasur zgjedhje në disa bashki para kohe pas skandaleve të ndryshme.” – tha Braho.