
Fondacioni Gates tha të martën se do angazhojë 1.6 miliardë dollarë gjatë pesë viteve të ardhshme për të mbështetur GAVI-n, një partneritet publik-privat që ndihmon në blerjen e vaksinave për fëmijët më të varfër në botë.
Aleanca e vaksinave po kërkon të mbledhë 9 miliardë dollarë për punën e saj nga viti 2026 deri në vitin 2030 në një aktivitet premtimesh që do mbahet në Bruksel të mërkurën. Ai organizohet së bashku nga Bashkimi Evropian dhe Fondacioni Gates, skruan Reuters.
Drejtoresha ekzekutive e GAVI-t, Sania Nishtar, raportoi se organizata jofitimprurëse ka vaksinuar 1.1 miliardë fëmijë në 78 vende me të ardhura të ulëta që nga themelimi i saj në vitin 2000 dhe vlerëson se si rezultat janë parandaluar 19 milionë vdekje.