
Baza kryesore amerikane në verilindje të Sirisë është vendosur në gjendje gatishmërie të plotë për shkak të një kërcënimi të mundshëm nga Irani ose grupe të lidhura me të. Lajmi është bërë i ditur nga një burim i sigurisë siriane për agjencinë Reuters.
Baza në fjalë, e njohur si Qasrak, ndodhet në provincën Hasakah dhe është një nga dy bazat kryesore ku ndodhen forcat amerikane në atë rajon. Përballë përshkallëzimit të tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit, si pasojë e goditjeve të fundit ndaj objekteve bërthamore iraniane, pritet që baza të jetë ndër objektivat e mundshëm në rast hakmarrjeje.
Trupat amerikane në Siri janë mobilizuar dhe po marrin masa shtesë mbrojtëse për të përballuar çdo sulm të mundshëm. Situata në rajon mbetet shumë e tensionuar.