Vendosni fjalën kyçe....

Sulmi në spitalin Soroka, Netanyahu: Do të kërkojmë llogari nga tiranët në Teheran


Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar pas sulmit me raketa që goditi Spitalin Soroka në Beersheba dhe zona të banuara në qendër të Izraelit.

Netanyahu theksoi se Irani do të paguajë për këtë agresion, duke paralajmëruar se do të kërkojë llogari nga “tiranët” në Teheran.

“Këtë mëngjes, tiranët terroristë të Iranit lëshuan raketa ndaj Spitalit Soroka në Beersheba dhe ndaj popullsisë civile në qendër të vendit. Ne do të kërkojmë llogari të plotë nga tiranët në Teheran”, shkroi kryeministri izraelit në  X.