Vendosni fjalën kyçe....

Ish-presidentit francez Sarkozy i hiqet medalja e Legjionit të Nderit


Ish-presidentit Nicolas Sarkozy i është hequr Legjioni i Nderit, dekorata më e lartë e Francës, pasi u dënua për korrupsion dhe abuzim me pushtetin vitin e kaluar, sipas një dekreti të botuar në Buletinin Zyrtar të së dielës.

Politikani i qendrës së djathtë është përfshirë në beteja ligjore që kur la detyrën në vitin 2012, shkruan Reuters.

Vitin e kaluar, gjykata më e lartë e Francës mbështeti dënimin e tij për korrupsion dhe abuzim, duke e urdhëruar të mbante një byzylyk elektronik për një vit, e para për një ish-president francez.

Gjithashtu vitin e kaluar, një gjykatë apeli konfirmoi një dënim të veçantë për financim të paligjshëm të fushatës në përpjekjen e tij për rizgjedhje në vitin 2012.