
Në plazhin e Gjipesë, Himarës një turist gjerman është plagosur pasi ësyhtë goditur nga helika e një gomoneje.
I plagosuri, 46-vjeçari D.S. është dërguar me helikopter ushtarak në spitalin e Traumës në Tiranë.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e gomones, 27-vjeçarin Krenar Velaj, ndërsa në njoftim theksohet se mjeti detar ka qenë me dokumente të rregullta dhe se incidenti ka ndodhur shumë larg zonës së sigurisë, teksa shtetasi gjerman ka qenë duke bërë zhytje.
Njoftimi
“Sot, rreth orës 13:40, në plazhin e Gjipesë, dyshohet se shtetasi Krenar Velaj, 27 vjeç, banues në Orikum, duke drejtuar një mjet lundrues gomone me dokumentacion të rregullt, jashtë zonës së sigurisë dhe në një distancë të konsiderueshme nga tapat që kufizojnë zonën e notimit, ka dëmtuar, gjatë kohës që ishte duke bërë zhytje në afërsi të mjetit lundrues, shtetasin D. S., 46 vjeç, banues në Gjermani.
Shërbimet e Policisë Kufitare të SPK Dhërmi, menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë ndërhyrë duke i dhënë ndihmën e parë të dëmtuarit dhe më pas kanë organizuar transportimin e tij të menjëhershëm drejt spitalit, për ndihmë mjekësore.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit lundrues, shtetasit K. V., në Stacionin e Policisë Dhërmi, si dhe të personave të tjerë që kanë qenë dëshmitarë në këtë ngjarje.”
Dy makina janë përplasur në rrugën Korçë-Kapshticë. Nga përplasja pranë fshatit Cangonj dyshohet se ka të lënduar.