Vendosni fjalën kyçe....

Operacion antidrogë në Valera: Shqiptari kapet me mbi 1 kg kokainë, para cash dhe pajisje për paketim



Një operacion i shpejtë i policisë italiane në zonën e Valerës çoi në arrestimin e një 46-vjeçari shqiptar, i cili rezulton me precedentë penalë për trafik droge. Vëmendja e karabinierëve u tërhoq nga sjellja e dyshimtë e një automjeti që bëri dy kthesa të plota pranë një rrethrrotullimi, në përpjekje për t’i shmangur një kontrolli të mundshëm.

Pas ndalimit të mjetit, nën sediljen e pasagjerit u gjet një bllok kokaine i mbështjellë me vakum, me peshë 1.140 gramë. Kontrollet e mëtejshme në banesën e të dyshuarve, në veriperëndim të qytetit, zbuluan 1,700 euro të fshehura në një dyshek dhe një zarf me 20 mijë euro në para të gatshme në bodrum, së bashku me një makinë paketimi me vakum.

Gjithashtu, në një automjet tjetër në përdorim të tyre u sekuestruan edhe 10 gramë kokainë. Pas vlerësimit të provave, gjyqtari hetues vendosi që 46-vjeçari të mbahet në burg, ndërsa bashkëpunëtori i tij më i ri në moshë të vendoset në arrest shtëpiak.