
Autoritetet indiane po hetojnë shkaqet e një aksidenti ajror të ndodhur të enjten, ku një avion Boeing 787 Dreamliner u rrëzua pak pas ngritjes, duke shkaktuar mbi 240 viktima. Dy pilotët, përfshirë kapitenin me mbi 8,200 orë fluturimi, humbën jetën.
I mbijetuari i vetëm, Vishwash Kumar Ramesh, tregoi momentet dramatike të rrëzimit, duke thënë se avioni u përplas me një ndërtesë menjëherë pas ngritjes. Nga aksidenti humbën jetën të paktën 24 persona në tokë, pasi avioni ra mbi një mensë ku ndodheshin studentë.
Kutia e zezë u gjet të premten dhe pritet të ndihmojë në zbardhjen e shkaqeve.
Një pasagjer i Air India ka publikuar një video shqetësuese vetëm pak orë para rrëzimit fatal të avionit Boeing 787, ku humbën jetën dhjetëra persona. Në pamjet e shpërndara në rrjet, ai pretendon se pajisjet elektrike të avionit nuk funksiononin, përfshirë sistemin e ajrit të kondicionuar, ekranet dhe dritat e kabinës.
“Ajri i kondicionuar nuk po punon.
Shikoji të gjithë , kaq shumë njerëz po përdorin këto revista (për t’u freskuar).
AC nuk punon fare.
Dhe si zakonisht, as ekranet e televizorëve tuaj nuk punojnë.
As ky butoni, as thirrja për stafin e kabinës – asgjë nuk funksionon, as drita nuk punon.
Kjo është ajo që ofroni ju.
Dhe si zakonisht, kjo është arsyeja pse Air India konsiderohet si një nga linjat ajrore më të këqija në botë.”