Vendosni fjalën kyçe....

SHBA lëviz anijen luftarake pas sulmeve izraelite ndaj Iranit, dy shkatërrues drejtohen drejt Izraelit


Pas sulmeve ajrore të paprecedenta të Izraelit ndaj Iranit, Marina Amerikane ka urdhëruar zhvendosjen e shkatërruesit me raketa drejtuese USS Thomas Hudner drejt Mesdheut Lindor, ndërsa një tjetër anije e ngjashme po afrohet gjithashtu në zonën pranë Izraelit, bëri të ditur një zyrtar amerikan për Fox News.

Kjo lëvizje vjen si përgjigje ndaj përshkallëzimit të situatës në Lindjen e Mesme, duke kujtuar një vendim të ngjashëm që SHBA mori në prill 2024, kur Irani lëshoi raketa balistike ndaj Izraelit.

Asokohe, anijet amerikane USS Carney dhe USS Arleigh Burke luajtën rol kyç në mbrojtje, duke rrëzuar raketat iraniane.

Pritet që prania detare e SHBA në rajon të shtohet edhe më tej, si një sinjal i qartë mbështetjeje për Izraelin dhe përpjekje për të frenuar një përshkallëzim më të gjerë të konfliktit në Lindjen e Mesme.