Vendosni fjalën kyçe....

Kukësi humbet ndaj Debrecenit për Europa League


Kukësi ka humbur në transfertë ndaj Debrecenit për kualifikueset e Europa League.

Debreceni do të gjejë golin në të 54-ën me të sapofuturin Garba, që përfiton nga markimi i dobët i mbrojtjes. Më pas Kukësi ka mundësi të barazojë me tentativën e Valdet Ramës në të 74-ën, por ata që shënojnë janë të zotët e shtëpisë, që dyfishojnë me një kundërsulm të saktë në minutën e 77-të të finalizuar nga Vargën.

6 minuta më pas Debreceni gjen dhe golin e tretë me një gjuatje të Vargës nga jashtëzonës, që nuk llogaritet siç duhet nga Stivi Frashëri dhe që përfundon në rrejtë, duke vulosur rezultatin 3-0 dhe duke e bërë praktikisht të pamundur misionin përmbysje për Kukësin në ndeshjen e kthimit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *