
Një 23-vjeçare është arrestuar ndërsa 9 persona janë proceduar në gjendje të lirë pasi akuzohen për shitje e përdorim lëndësh narkotike.
Sipas policisë, 23-vjeçares me iniciale L.SH, i janë kapur sasi lëndësh të ndryshme narkotike ndërsa 9 të tjerëve sasi mëtë vogla.
Gjatë operacionitnë festivalin e muzikës elektronike të UNUM-it në Shëngjin, janë sekuestruar sasi të ndryshme kokaine, kanabisi, ekstazie dhe një droge të re të quajtur 2C-B.
“Shërbimet arrestuan L. Sh., 23 vjeçe, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, për shtetasit: A. J., 25 vjeç, F. Y., 30 vjeç, D. A., 34 vjeç, T. D., 46 vjeç, E. Ç., 30 vjeç, D. H., 19 vjeç, A. B., 27 vjeç, E. P., 30 vjeç dhe G. B., 35 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik ndaj tyre dhe në automjetet me të cilat ata qarkullonin, në Shëngjin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi të vogla të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë, kanabis, ekstazi dhe 2C-B.” – thuhet në njoftimin e policisë.