Vendosni fjalën kyçe....

Kalifornia do të padisë Trump nën akuzën për federalizimin “e paligjshëm” të Gardës Kombëtare të shtetit


Shteti i Kalifornisë do të padisë administratën e Donald Trump, duke e akuzuar atë për federalizim “të paligjshëm” të Gardës Kombëtare të shtetit dhe për dërgimin e trupave për të shtypur protestat për emigracionin, pa miratimin e guvernatorit Gavin Newsom, përcjell The Guardian.

Kryeprokurori i Kalifornisë, Rob Bonta, paralajmëroi padinë të hënën dhe akuzoi administratën Trump për eskalimin e situatës, e cila filloi të premten si protesta të shpërndara, por u shndërrua në trazira.

“Ky zhvillim nuk ishte i pashmangshëm,” tha Bonta për protestat që u rritën gjatë fundjavës pas bastisjeve të ICE në Los Angeles, duke shtuar se nuk kishte asnjë rrezik rebelimi, as kërcënim nga ndonjë pushtim i huaj, dhe se qeveria federale kishte aftësi për të zbatuar ligjet.

Guvernatori Newsom e ka quajtur këtë veprim “të paligjshëm dhe të pamoralshëm” dhe ka argumentuar se agjencitë lokale të zbatimit të ligjit po e menaxhonin situatën në mënyrë adekuate.

Zyra e kryeprokurorit nuk ka depozituar ende padinë zyrtarisht, por tha se ajo do të dorëzohet deri në mesditë të së hënës.