Vendosni fjalën kyçe....

“Ka arsye të forta për t’u vendosur mikroçipa fëmijëve” – Forumi Ekonomik Botëror


Teknologjitë e implanteve njerëzore do bëhen së shpejti një realitet, sugjeron një postim i publikuar në faqen e internetit të Forumit Ekonomik Botëror javën e kaluar, duke argumentuar se ka arsye ‘të forta, racionale’ për t’u vendosur mikroçipa fëmijëve me gjurmues vendndodhjeje.

Autorja, zv.Presidente e R&D e Qendrës Ndëruniversitare të Mikroelektronikës (IMEC) Kathleen Philips, argumenton se teknologjia e realitetit të shtuar ‘ka aftësinë të shndërrojë shoqërinë dhe jetën individuale’ dhe pavarësisht se tingëllon ‘e frikshme’, do i nënshtrohet të njëjtit ‘evolucion natyror’ si ato të veshjeve e teknologjisë.

“Aparatet e dëgjimit apo syzet nuk mbartin më një stigmë. Ata janë aksesorë dhe madje konsiderohen si një artikull i modës. Po kështu, implantet do të evoluojnë më tej.” – shkroi ajo.

“A po shkojmë drejt një ‘bote të re të guximshme’? Sado të frikshme që mund të duken implantet e çipave, ato janë pjesë e një evolucioni natyror.” – argumentoi ajo.

Philips beson se shtimi i shoqërisë është pak a shumë i pashmangshëm dhe se pyetja e vërtetë është se si do rregullohet.

“Kufijtë për implantet do vendosen nga argumentet etike dhe jo nga kapaciteti shkencor.”

Si shembull i një rregullimi të tillë ‘etik’, autorja vë në dukje pyetjen nëse fëmijëve duhet t’u vendosen mikroçipe apo jo.

“Ka arsye të forta, racionale për këtë, si siguria.” – shkruan ajo.

Sa për atë se kush do e mbikëqyrë etikën që rregullon përdorimin e teknologjive të tilla, Philips thotë se ‘etika nuk duhet të predikohet nga një kullë akademike prej fildishi’.

“Institucionet gjithëpërfshirëse ose të pavarura duhet të udhëzojnë politikëbërësit dhe studiuesit në shoqëri për të bërë atë që duhet dhe të ndihmojnë në ndërtimin e kornizës etike mbi aspektet shoqërore të teknologjisë së realitetit të shtuar.” – shkroi ajo.

Philips ofron shembuj të një rregullimi të tillë duke treguar Këshillin e Evropës, i cili së fundi ka nisur një plan veprimi strategjik për çështjet e ngritura nga aplikimi i neuroteknologjive, si dhe Instituti Rathenau, i themeluar nga qeveria holandeze, i cili vlerëson ndikimin e teknologjisë në jetët tona.

Ndërkohë, shefi i Forumit Ekonomik Botëror Klaus Schwab ka sugjeruar më parë se së shpejti do të ketë një të ashtuquajtur ‘revolucion të katërt industrial’, i cili ‘do çojë në një shkrirje të identitetit tonë fizik, dixhital dhe biologjik’.