Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e Edmond Papës, dënohen me 55 vite burg gjithsej Albano Velo dhe Andrew Bode


Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurorisë dhe ka dënuar me gjithsej 55 vite burg autorët e vrasjes së biznesmenit Edmond Papa, i cili u ekzekutua më 16 dhjetor 2022 në zonën e Selitës, në rrugën “Fadil Bodinaku”.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se sipas vendimit të shpallur sot, Andrew Bode është dënuar me 30 vite burg.

Ndërsa bashkëpunëtori i tij, Alban Velo, 30 vjeç, është dënuar me 25 vite burg për të njëjtën vepër penale. Të dy të pandehurit do ta vuajnë dënimin në një institucion të sigurisë së lartë, për shkak të rrezikshmërisë së lartë që paraqesin.

Sipas hetimeve, autorët qëlluan plot 9 herë në drejtim të Papës dhe u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes. Biznesmeni ndërroi jetë gjatë transportit për në spital. Edmond Papa rezultonte me precedent penal në Greqi për trafik droge dhe ishte i skeduar edhe në Britaninë e Madhe