Vendosni fjalën kyçe....

Vlorë – 55-vjeçari shpallet në kërkim për vjedhjen e kasafortës së kishës në fshatin Kodër


Një 55-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash nga kasaforta e një kishe në fshatin Kodër.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur më datë 4 qershor 2025, dhe autoritetet kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit P. A., 55 vjeç.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Livadhja referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin P. A., i dyshuar për vjedhjen e një shume parash nga kasaforta e kishës në fshatin Kodër”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet hetimore janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.