Vendosni fjalën kyçe....

Zbulohet 6 kilogramë heroinë në pikën kufitare të Kapshticës, arrestohet shoferi dhe 4 policë kufitarë


Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zhvilluar ditën e djeshme një operacion kontrolli në pikën kufitare të Kapshticës, ku gjatë kontrollit të një automjeti është zbuluar një sasi prej rreth 6 kilogramë heroinë.

Në kuadër të këtij aksioni janë arrestuar drejtuesi i mjetit si dhe katër punonjës policie të kufirit, përfshirë edhe një përgjegjës turni, të cilët dyshohen për shpërdorim detyre.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në vazhdim, ndërsa autoritetet vijojnë punën për goditjen e rrjeteve të trafikut të drogës në zonë.