Vendosni fjalën kyçe....

FBI dhe Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare paralajmërojnë për kërcënim të shtuar ndaj hebrenjve dhe izraelitëve


 


FBI dhe Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare kanë lëshuar një paralajmërim të pazakontë për një “kërcënim të shtuar” ndaj komunitetit hebre dhe qytetarëve izraelitë në Shtetet e Bashkuara, përcjell YNetNews. Ky alarm vjen pas sulmit ndaj protestuesve në Boulder, Colorado, si dhe vrasjes së dy punonjësve të Ambasadës së Izraelit në Uashington – Yaron Lishinsky dhe Sara Milgram.

Në deklaratë thuhet se lufta në Gaza mund të shërbejë si nxitje për ekstremistët që të kryejnë akte të dhunshme brenda territorit amerikan. Po ashtu, është theksuar se organizatat e huaja terroriste mund të përpiqen të shfrytëzojnë situatën për të ndërmarrë sulme të mundshme.

Burime zyrtare e konsiderojnë këtë paralajmërim si jashtëzakonisht serioz dhe jo një njoftim rutinë, duke reflektuar shqetësime të thella për mundësinë e një përshkallëzimi të situatës së sigurisë. Publikut i bëhet thirrje të qëndrojë vigjilent dhe të raportojë menjëherë çdo aktivitet të dyshimtë apo kërcënim të mundshëm.