
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, akuzoi mazhorancën për manipulim zgjedhjesh, duke theksuar se nuk janë pretendime të opozitës, por dëshmi të dokumentuara nga misioni i OSBE/ODIHR dhe Parlamenti Europian. Ai përmendi konkretisht rastin e Elbasanit, ku sipas tij, krimi kishte ndikuar drejtpërdrejt në procesin zgjedhor.
“Janë firmosur shumë gjëra në këtë vend një prej të cilave është inceneratori i tiranës.
Kjo është një gjë që cdo qytetar i Tiranës dhe Shqipërisë tashmë e ka marrë vesh dhe besova se kolegu përpara se të merrej se kush ka firmosur cfarë të jepte llogari se cfarë ka firmosur vetë.
Nuk e ka thënë opozita që zgjedhjet u morën peng nga krimi por shefi i delegacionit të PE për zgjedhjet në Shqipëri, që me sytë e mi dhe me dëshminë e vëshguesve afatgjatë të OSBE-ODIHR se si krimi kishte marrë peng zgjedhjet në Elbasan.
Këto janë të vërteta që s’i thotë opozita, ju përpiqeni t’i fshini por s’i fshini dot më se keni lënë gjurmë kudo ku keni shkelur. Janë gjëra kaq serioze saqë nuk mund të shpalen as me lutje.”, tha Bardhi.