
Të paktën 22 persona u vranë pranë dy stacioneve të shpërndarjes së ndihmave në Rripin e Gazës, pengesa e fundit për një operacion të ri ndihme humanitare të mbështetur nga Izraeli dhe SHBA-të si një mënyrë për të lënë mënjanë Hamasin.
Mjekët dhe dëshmitarët akuzuan forcat izraelite se qëlluan mbi palestinezët e grumbulluar pranë stacioneve, ndërsa Forcat Mbrojtëse të Izraelit nuk dhanë asnjë koment të menjëhershëm mbi incidentet në Rafahun jugor dhe Korridorin Netzarim në Gazën qendrore.
Fondi Humanitar i Gazës tha se ndihmat ushqimore në stacionet e tij vijuan pa incidente dhe do zgjeroheshin për të arritur më shumë palestinezë të sjellë në prag të një urie nga një bllokadë ndihme izraelite që u vendos pasi një armëpushim me Hamasin skadoi në mars, shkruan Bloomberg.
Një propozim i SHBA-së për një armëpushim të ri që do rriste ndihmën për Gazën, do lironte pengjet e mbajtura nga Hamasi dhe do të çonte në bisedime për përfundimin e luftës është në pritje. Hamasi, i cili dëshiron një tërheqje të garantuar të trupave izraelite, lëshoi një kundërofertë të shtunën që u refuzua nga i dërguari i SHBA-së Steve Witkoff. Izraeli, i cili dëshiron që Hamasi të çarmatoset dhe të shpërbëhet, e pranoi propozimin e tij.