Vendosni fjalën kyçe....

Në kërkim për kultivim droge dhe armëmbajtje pa leje, në pranga 37-vjeçari në Tepelenë


Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, në bashkëpunim me FAST Albania, DVP Gjirokastër, FAST Kosovën dhe rrjetin ENFAST.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në Tepelenë 37-vjeçari A. K., i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet kosovare. Ai ishte dënuar me dy urdhër-arreste nga Gjykata e Pejës për kultivim të bimëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Njoftimi:

Policia e Shtetit/Finalizohet një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”.

Kjo fazë, rezultat i punës së përbashkët të FAST Albanias, DVP Gjirokastër dhe FAST Kosovës në koordinim nga rrjeti ENFAST.

Me 2 urdhër arreste nga Gjykata e Pejës, për kultivim të bimëve narkotike dhe për armëmbajtje pa leje, kapet me qëllim ekstradimin, 37-vjeçari.

Si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve operacionale, nga rrjeti ENFAST, ndërmjet homologëve në njësisë FAST, në Shqipëri dhe në Kosovë, u kap në Tepelenë në vijim të operacionit “The Wanted”, shtetasi shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Kosovës, A. K., 37 vjeç, i lindur në Tepelenë.

Gjatë vitit 2024, Gjykata Themelore e Pejës ka lëshuar 2 urdhër arreste për këtë shtetas. Konkretisht njërin për kultivim të bimëve narkotike dhe tjetrin për kultivim të bimëve narkotike dhe për armëmbajtje pa leje.

Interpol Tirana po bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e shtetasit A. K., në Kosovë.