Vendosni fjalën kyçe....

Sinan Patozi në Syri TV: Shoferëve të DHL iu kërkua të shpërndanin votat e diasporës me ID – Gazetari: Kemi verifikuar, kjo nuk ka ndodhur


Në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Kafe Shqeto” me gazetarin Flavio Qarri në Syri TV, ishte i ftuar Sinan Patozi. Gjatë intervistës, ai u pyet drejtpërdrejt mbi dyshimet se ka qenë i përfshirë në manipulimin e votave të diasporës në Itali, përmes ndërhyrjeve në procesin e shpërndarjes së zarfeve të votimitpas publikimit nga vetë ai i një videoje në rrjete sociale, ku shfaqet duke transportuar kuti votimi të ardhura nga Shqipëria dhe duke kenduar.

I pyetur nga gazetari nëse ishte i ndërgjegjshëm për këto akuza, Patozi nuk i mohoi drejtpërdrejt, por theksoi se në ambientet e punës së tij në DHL, çdo gjë ishte e regjistruar me kamera sigurie. “Nëse hapen kamerat dhe unë dal nga magazina me një bustë apo një pako, jo vetëm nga Shqipëria por edhe nga DHL më përjashtojnë nga puna”, deklaroi ai.

Patozi tregoi se një javë para votimeve, drejtori i degës së DHL në Firence kishte mbledhur shoferët dhe u kishte dhënë udhëzime të qarta që zarfi i votimit duhej t’i dorëzohej vetëm personit përkatës, pas paraqitjes së dokumentit të identitetit.

Gazetari  i Syri TV kundërshtoi deklaratat e Patozit duke pohuar se redaksia kishte kryer verifikime në terren, të cilat nxorën në pah shkelje serioze: “Zarfe janë marrë nga persona të tjerë, pa u verifikuar ID, dhe në disa raste nuk dihet as ku kanë përfunduar,” tha gazetari.

Pjesë nga intervista:

Gazetari: Për të arritur tek thelbi a jeni i ndërgjegjshëmse dyshoheni se keni ndikuar në manipulimin e votave të diasporës?

Sinani: Shiko tani unë ju thashë edhe dje sa kamera ka këtu si në “Big Brother”, tani vemë edhe bastin nëse hapen kamerat unë dal nga magazina me një bustë apo me një pako unë jo vetëm Shqipëria por edhe këto të DHL-së ku punoj mua më përjashtojnë nga puna. Nuk del dot.

Gazetari: Ju keni patur mindësinë ti postoni edhe në rrjete sociale këto gjëra.

Sinani: Ky është gabimi im. Unë i postoj se unë 6 vjet kam që kam ardhur këtunë Itali. Unë po të isha me ato nuk ikja, po ato më përzunë prandaj doja të sqaroja muhabetet.

Gazetari: Kush të përzu Balla apo Braçe?

Sinani: Ato që kam dalë në fotografi mëpërzunë. Se kam ardh në 2008 nga Greqia në Shqipëri kam hap sera dhe 10 dylym pjeshka. Me pjeshkat mora nga PD aplikimin që i mbolla me PS nuk më dha aplikimin për vaditje me ujë. Nga 2013 deri në 2018 tre herë në ditë më vinte kontroll policia.

Gazetari: Po flasim për ndërhyrjen tek votat e diasporës.

Sinani: Po them si ka funksionu këtu. 1 javë para drejtoru këtu ka mblrdh komplet shoferët edhe u ka fol. Do vij posta nga Shqipëria për votimet, çdo shofer ato pako që i ka në dispozicion në vijën që shkon ai duhet ti marrë dhe ti dorëzojë personit jo një antari tjetër të familjes. Personi duhet të paraqesë ID.

Gazetari: Kjo të ka ndodhur ty pasi ne kemi marrë mesazhe që nuk ka ndodhur.

Sinani: Këtu në DHL e Fierences ka ndodh kjo që them unë, ju të vini si gazezarë ta shikoni ta verifikoni do të thoni Sinani paska të drejtë.

Gazetari: Kemi ardhur e verifikuar, del që nuk u ka shkuar njerëzve ashtu siç thua ti, e kanë marrë njerëz pa paraqitur ID, nuk i kanë dorëzuar atonuk dihet ku kanë shkuar.

 Sinani: Jo, jo, këtu kanë ardhur edhe njerëz që nuk kanë qëlluar në shtëpi, edhe kanë ardhur e kanë tërhequr.

 Gazetari: Sinan a ka patur numra telefoni të emigrantëve zarfat me postën?

Sinani: Unë kur u regjistrova me numër telefoni.