Vendosni fjalën kyçe....

Mediat amerikane zbulojnë me kë po takohet Brad Pitt gjatë karantinës


Brad Pitt duket se nuk po e kalon i vetëm karantinën, të paktën sipas mediave amerikane të shoëbizz-it. Aktori 56-vjeçar ka pasur një vizitore, aktoren 31-vjeçare Alia Shawkat e cila u fotografua duke dalë nga banesa e tij javën e kaluar.

UsWeekly shkruan se aktorja jeton vetëm 10 minuta larg nga shtëpia e Pitt në Los Feliz në Kaliforni. E për ta bërë situatën edhe më të sikletshme, sipas gazetës edhe ish-gruaja e tij Angelina Jolie jeton vetëm pesë minuta larg me makinë.

Ka shumë shtëpi në pronën e Pitt në Los Feliz, një pishinë dhe një park patinazhi

“Ata po rrinë shumë me njëri-tjetrin”– tha një burim për USWeekly.

“Ata janë vetëm rreth 10 minuta larg njëri-tjetrit, kështu që Alia do të marrë biçikletën ose do të shëtisë në vendin e Brad sa herë që ata kanë kohë për t’u qetësuar”.

Një person i afërt me aktorin tha se dyshja kanë porositur hamburgera ose pica, apo kanë shëtitur me një nga makinat e tij në bregdet.

Alia Shawkat

Dy aktorët janë parë së bashku shpesh herë në shfaqje artistike, koncerte dhe jashtë për darkë. Por nuk ka një konfirmim se ata janë në një lidhje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *