Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Fitoret na duhen për të përmbushur misionin historik, mandati i katërt, fuqi vetëkorrigjuese


Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se fitoret elektorale janë të domosdoshme për të përmbushur misionin historik të mazhorancës, që sipas tij është transformimi i Shqipërisë në të gjitha drejtimet dhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian brenda kësaj dekade.

“Për të arritur qëllimet duhet të fitosh zgjedhjet. Fitoret na duhen për të përmbushur misionin historik që kemi: për të ndryshuar përgjithnjë Shqipërinë, duke zhvilluar ekonominë, garantuar drejtësinë, përmirësuar arsimin e shëndetësinë, forcuar sigurinë dhe rritur reputacionin e atdheut”, deklaroi Rama.

Ai theksoi se mandati i katërt duhet të shërbejë si një fuqi vetëkorrigjuese për Partinë Socialiste, duke theksuar nevojën për reflektim dhe përmirësim të brendshëm.

“Na duhet një punë e madhe me veten në radhë të parë. Duhet mirëkuptim brenda nesh për të kuptuar dhe për të na kuptuar. Këtë herë, mandatin duhet ta përdorim si forcë për të korrigjuar gabimet dhe për të shkuar më larg. Jemi ngjitur aq lart sa askush s’e ka besuar,” u shpreh kreu i qeverisë.