
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, deklaroi në Konferencën e 19-të të Kryetarëve të Parlamenteve të Evropës Juglindore në Janinë se Shqipëria është një vend stabil dhe faktor paqeje në rajon.
“Sot, shqiptarët masivisht duan Bashkimin Europian. Është një dëshirë dhe një vizion i përbashkët që ka bashkuar të gjitha partitë politike në Shqipëri – në të shkuarën, në të tashmen dhe do të mbetet i tillë edhe në të ardhmen,” u shpreh Spiropali.
Ajo theksoi se integrimi europian është një objektiv i përbashkët i të gjitha forcave politike në vend dhe se Shqipëria po unifikon politikat me Bashkimin Europian. Spiropali bëri thirrje për hapjen e negociatave për të gjithë grup-kapitujt.
Elisa Spiropali në Konferencën e 19-të të kryetarëve të parlamenteve në Janinë: Shqiptarët masivisht e duan Bashkimin Europian. Të gjitha partitë politikë në Shqipëri kanë qenë, janë dhe do jenë në një mendje, sa i përket integrimit europian të vendit. Shqipëria po unifikon politikat e saj me BE dhe vendi ynë është bërë një shtet që ofron stabilitet në rajon. Të çelim brenda negociatat për të gjitha grup-kapitujt.