Vendosni fjalën kyçe....

“Operacioni Ura”, antimafia italiane i kërkoi SPAK-ut e GJKKO-së të firmosnin urdhërarrestet që më 21 shkurt


Antimafi italiane i kishte kërkuar SPAK-ut dhe Gjykatës së Posaçme që të firmoste urdhërarrestet lidhur me operacionin antidrogë “Ura” që më 21 shkurt të këtij viti.

Pohimi është bërë nga gazetari Igli Çelmeta për emisionin “Log” në News24.

“Nuk ka informacion zyrtar nga SPAK. Kemi marrë informacion për ndalimet në Vlorë, Fier e Tiranë por jo emrat e tyre. Tek dosja e antimafias italiane, prokurori i Antimafies në 21 shkurt 2025 i ka kërkuar SPAK të firmosë urdhërarrestet, operacioni u krye pas zgjedhjeve, të bën të dyshosh se ky operacion u la të zhvillohet pas zgjedhjeve. I bazohemi vetëm dokumenteve italiane, të drejtën për të vendosur firmosur e ka Gjykata e Posaçme që ia kërkon SPAK-u. Janë 30 urdhërarreste që firmosen nga GJKKO. Këto kanë qenë në dorë të SPAK-ut e GJKKO-së.” – tha ai.