
Një revoltë ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në burgun e Korfuzit, ku disa të burgosur shqiptarë dhe gjeorgjianë kanë refuzuar të kthehen në qelitë e tyre dhe kanë nisur një protestë të dhunshme. Në shenjë kundërshtimi, ata i kanë vënë flakën dyshekëve dhe disa objekteve në sektorët E dhe Z, duke shkaktuar panik dhe nevojë për ndërhyrje të menjëhershme.
Sipas mediave greke, shkak për incidentin dyshohet të jetë një kontroll i fundit në qeli, gjatë të cilit u sekuestruan disa telefona celularë. Protesta nisi në sektorët A dhe Z, ku u përfshinë disa të dënuar të pakënaqur.
Zjarrfikësit arritën ta vendosin situatën nën kontroll brenda pak minutash, ndërsa drejtori i policisë së ishullit dhe dy negociatorë ndodhen në vendngjarje për të hetuar rrethanat dhe për të biseduar me të burgosurit. Autoritetet po punojnë për të identifikuar organizatorët dhe për të marrë masa disiplinore ndaj tyre.