Vendosni fjalën kyçe....

Trump: Bisedimet  mes Rusisë e Ukrainës do nisin menjëherë


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se biseda me homologun e tij rus Vladimir Putin “ka shkuar shumë mirë” dhe se bisedimet mes Moskës dhe Kievit do fillojnë “menjëherë”.

Të dy udhëheqësit folën për më shumë se dy orë të hënën, kryesisht për luftën në Ukrainë. Putin gjithashtu e përshkroi bisedën si “shumë të dobishme”.

Në një postim në Truth Social menjëherë pas bisedimeve të së hënës, Trump shkroi se toni dhe fryma e bisedës ishin “të shkëlqyera”.

“Rusia dhe Ukraina do fillojnë menjëherë negociatat për një armëpushim dhe, më e rëndësishmja, fundin e luftës. Kushtet për këtë do negociohen midis dy palëve, sepse ata dinë hollësi që askush tjetër nuk i di”, tha presidenti amerikan, shkruan Rt.

Rusia “dëshiron të bëjë TREGTI në shkallë të gjerë” me SHBA-në, ka pohuar Trump, duke shtuar se zgjidhja e mundshme e luftës do e ndihmonte Ukrainën të bëhet “një përfituese e madhe” e tregtisë gjithashtu.

Negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës do të fillonin “menjëherë”, shkroi Trump.

Presidenti amerikan tha gjithashtu se “menjëherë pas telefonatës” me Putinin, ai foli me presidentin e Ukrainës Zelensky, Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, presidentin francez Emmanuel Macron, kryeministren italiane Giorgia Meloni, kancelarin gjerman Friedrich Merz dhe presidentin finlandez Alexander Stubb, duke i informuar ata për bisedën e tij me homologun e tij rus.

“Le të fillojë procesi!” shkroi Trump.