Vendosni fjalën kyçe....

Darka private në Pallatin e Brigadave, Spiropali publikon fotot e pritjes së presidentit Macron


Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, ka publikuar foto nga darka private e pritjes së Presidentit të Francës, Emmanuel Macron së bashku me Zonjën e Parë Brigitte Macron, në Pallatin e Brigadave.

Spiropali shkruan se, në darkë morën pjesë dhe figura të njohura të politikës, artit dhe shoqërisë shqiptare.

“Një mbrëmje e veçantë✨ në praninë e Presidentit të Francës 🇫🇷 Emmanuel Macron, Zonjës së Parë Brigitte Macron, Kryeministrit Edi Rama dhe Zonjës Linda Rama, si dhe personaliteteve të shquara nga politika, kultura dhe jeta publike 🇦🇱.”, shkruan Spiropali në postimin e saj.

Kujtojmë se Macron ka ardhur në Shqipëri për të marrë pjesë në Samitin e Komunitetet Politik Evropian, i cili u zhvillua ditën e djeshme, ndërsa ditën e sotme ai zhvilloi takime bilaterale me kryeministrin Rama.

spiropali tirane macron  (2)

spiropali tirane macron  (3)

spiropali tirane macron  (5)

spiropali tirane macron  (4)

spiropali tirane macron  (6)

spiropali tirane macron  (1)

rama macron ne tirane (2)

macron tirane spiropali  (6)