Vendosni fjalën kyçe....

Meloni pritej të vizitonte kampin e Gjadrit: Nuk kam kohë, por po ecim përpara siç premtuam


Një nga temat kryesore të trajtuara në Samitin e Komunitetit Politik Europian të zhvilluar në Tiranë ishte emigracioni, ku Italia mbajti një rol të spikatur si promotore e qasjes së re ndaj menaxhimit të flukseve migratore.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, e cila mbërriti në Shqipëri për të marrë pjesë në samit, nuk e përmbushi paralajmërimin për të vizituar kampin e Gjadrit në Lezhë, ku po ndërtohen qendrat e pritjes për emigrantët në bazë të marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë.

Pavarësisht mungesës në terren, Meloni iu përgjigj interesimit të gazetarëve duke sqaruar:
“Nuk kam kohë të shkoj. Por po ecim përpara, siç premtuam.”

Italia ka qenë promotore e një politike të re të migracionit, që përfshin zhvendosjen e përkohshme të një pjese të fluksit jashtë kufijve të saj, me qëllim menaxhimin më të efektshëm të kërkesave për azil dhe sigurinë.

Çështja e emigracionit u trajtua gjithashtu në kontekstin e nevojës për bashkëpunim të thelluar mes vendeve të BE-së dhe partnerëve të Ballkanit Perëndimor, si një sfidë e përbashkët që kërkon zgjidhje të qëndrueshme dhe të drejta për të gjitha palët.