Vendosni fjalën kyçe....

Osmani: Nga Shqipëria kërkojmë mbështetje, të jetë e zëshme për heqjen e masave ndaj Kosovës


Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka mbërritur pak më parë në zemër të Tiranës, aty ku do të mbahet edhe Samiti i Komunitetit Politik Europian.

Ajo ka kërkuar që Shqipëria të jetë e zëshme, diçka që sipas saj deri tani e ka bërë shumë mirë kryeministri Edi Rama.

“Nga Shqipëria kërkojmë mbështetje. Të vijojë të jetë e zëshme si Rama për të hequr masat ndaj nesh. Mosnjohja nga shtetet e BE po na dëmton shumë”, ka deklaruar Osmani.