Vendosni fjalën kyçe....

Piktura e Marlene Dumas vendos rekord të ri për një artiste femër


Një pikturë e artistes afrikano-jugore Marlene Dumas është shitur për 13.6 milionë dollarë në ankand, duke vendosur një rekord të ri për një artiste femër të gjallë.

“Miss Janari” është “opusi magnum” i Dumas dhe është 2.82 metra e gjatë, sipas një deklarate nga shtëpia e ankandit Christie’s të mërkurën.

“Ne ishim të emocionuar me rezultatin e shitjes sonë këtë mbrëmje,” tha në deklaratë Isabella Lauria, drejtuese e shitjes, duke e quajtur çmimin “të pabesueshëm”, shkruan CNN.

Sipas një deklarate të veçantë nga Christie’s botuar në fillim të këtij muaji, piktura pritej të kushtonte midis 12 dhe 18 milionë dollarë.

“Në këtë pikturë, Dumas demonstron triumfalisht një mjeshtëri formale të trupit të gruas, ndërkohë që e çliron atë nga një traditë nënshtrimi, duke përmbysur konceptet e normalizuara të nudos së femrës përmes rrjetit të një historie me qendër mashkullin”, shtoi ajo.

E pikturuar në vitin 1997, vepra e sheh Dumasin të rivizitojë “Miss World”, një vepër arti që përshkruan format e 10 modeleve, të cilat ajo i pikturoi 30 vjet më parë në moshën 10-vjeçare.

Sot, Dumas njihet si një nga piktoret më me ndikim në botë, sipas Christie’s, i cili tha se ajo “është e njohur për portretet e saj të ngarkuara emocionalisht, psikologjikisht komplekse – shpesh të bazuara në fotografi të gjetura – të cilat eksplorojnë tema të seksualitetit, racës, pikëllimit, amësisë dhe trupit”.

Ndërsa shitja e “Miss Janarit” vendos një çmim të ri rekord për një vepër arti nga një artiste e gjallë, veprat e artistëve meshkuj janë shitur tradicionalisht për shumë më tepër.

Në ankandin e së mërkurës, një portret i trefishtë i vitit 1982 nga Jean-Michel Basquiat, i titulluar “Baby Boom”, u shit për 23.4 milionë dollarë dhe rekordi për veprën më të shtrenjtë të artit nga një artist mashkull i gjallë është 90.3 milionë dollarë të paguara për skulpturën “Lepuri” të artistit amerikan Jeff Koons në 2019.