Vendosni fjalën kyçe....

Rama nga Sheshi Skënderbej pas fitores: Shqiptarët zgjodhën dritën e Europës, jo errësirën e përçarjes



Kryeministri Edi Rama, në një fjalim të mbajtur nga Sheshi Skënderbej pas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit, deklaroi se qytetarët i dhanë besim PS-së për një mandat të katërt, duke përzgjedhur rrugën drejt Bashkimit Europian dhe refuzuar përçarjen e urrejtjen.

Rama e konsideroi këtë fitore si një “mbështetje referendare” për një Shqipëri që punon dhe ecën përpara.

Shqiptarët zgjodhën dritën e yjeve të Europës dhe jo errësirën e humnerës,” u shpreh ai, duke e cilësuar rezultatin si fryt të besimit të mbjellë tek qytetarët gjatë një fushate 30-ditore.

Jemi këtu për të mbjellë atë që korrëm në zemrat e shqiptarëve. Ata gjykuan dhe vendosën që të na besojnë sërish. Shqipëria zgjodhi të ecë në rrugën europiane dhe jo të zhytet në baltën e urrejtjes. Ne jemi Shqipëria që punon dhe nuk ndalet,” theksoi Rama në mesazhin e tij para qytetarëve.