
Janë numëruar 100.835 zarfe votimi nga diaspora, nga një total prej 194.889, sipas të dhënave të fundit.
Në rezultatin e përgjithshëm deri në këtë fazë të numërimit, Partia Socialiste (PS) kryeson bindshëm me 54.20% të votave, e ndjekur nga Aleanca për Shqipërinë Madhështore (ASHM) me 28.29%.
Partia Mundësia ka marrë 3.59% të votave të shqiptarëve jashtë vendit, ndërsa Lëvizja Bashka ka arritur 2.62%.
Rezultatet paraprake të diasporës sipas qarqeve kryesore:
Berat: PS – 66.01%, ASHM – 15.25%
Dibër: PS – 60.62%, ASHM – 30.24%
Durrës: PS – 62.32%, ASHM – 26.53%
Elbasan: PS – 59.73%, ASHM – 21.05%
Fier: PS – 66.52%, ASHM – 16.10%
Gjirokastër: PS – 55.07%, ASHM – 24.79%
Korçë: PS – 56.56%, ASHM – 26.18%
Kukës: ASHM përmbys rezultatin me 62.55%, PS – 26.32%
Lezhë: PS – 46.17%, ASHM – 36.59%
Shkodër: ASHM në avantazh me 44.51%, PS – 38.61%
Tiranë: PS – 47.55%, ASHM – 33.31%
Vlorë: PS – 59.96%, ASHM – 15.24%
Procesi i numërimit vijon, ndërsa këto rezultate përfaqësojnë një panoramë të qartë të prirjes së votës së diasporës deri në këtë pikë.