Vendosni fjalën kyçe....

Rama mban sot në 19:00 fjalimin e fitores në sheshin Skënderbej


Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se mbrëmjen e sotme, në orën 19:00, në Sheshin Skënderbej do të mbahet “takimi i fitores”, pas përfundimit të procesit zgjedhor.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë është shprehur mirënjohës për besimin e dhënë dhe ka rrëfyer se ende nuk po gjen fjalët për të shprehur emocionet.

 “MIRËMËNGJES dhe duke ju rrëfyer se s’po i gjej dot fjalët për të shqiptuar sonte në 7 në Sheshin Skënderbej, ju falenderoj përgjunjësisht për besimin e patregueshëm e ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.