
Në qendrën e votimit të ngritur në Burgun e Durrësit, nga 195 të dënuar të regjistruar, 193 morën pjesë në votime. Dy të dënuar nuk ushtruan të drejtën e votës pasi ndodheshin jashtë institucionit në momentin e votimit.
Sipas KQZ-së, u përdorën gjithsej 198 fletë votimi, duke përfshirë edhe votat e pesë anëtarëve të komisionit që votuan në këtë qendër. Edhe pse numri i fletëve ishte më i lartë se ai i zgjedhësve të regjistruar, pas verifikimeve, rezultati u pranua nga KQZ.
Rezultati për partitë pjesëmarrëse:
Partia Socialiste (PS): 148 vota
Partia Demokratike (PD): 34 vota
Nisma: 1 votë
Koalicioni Djathtas për Zhvillim: 1 votë
Lëvizja Atdheu: 1 votë
