Vendosni fjalën kyçe....

Ndërpritet numërimi në KZAZ nr.60 në Fier, numëruesit e PD-së ndihen të lodhur


Problematika paraqiten në KZAZ nr 60 në Fier, më e madhja në këtë bashki me 97 kuti. Deri tani janë numëruar 28 prej tyre, ku udhëheq Partia Socialiste.

Balkanweb raporton se një orë më parë numëruesit e PD kërkuan kohë duke pretenduare se janë shumë të lodhur e duhet të ktheheshin në orën 08:00 të mëngjesit të nesërm.

Më pas KZAZ u tërhoq dhe pas 40 minutash dhe pas reagimit të KQZ që në rinisë sa më shpejt numërimi, u tha që numërimi të nisë në orën 18:00.

Gazment Bardhi informoi se PD nuk ka qëllim të zvarrisë procesin ndaj është duke parë mundësinë e zëvendësimit të tyre brenda orës 18:00.

Më pas, duke qenë se PS ka numrin më të madh të anëtarëve, u vendos numërimi në orën 16:00.

Por mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet.