Vendosni fjalën kyçe....

“Braçe dhe drejtoresha e Inovacionit Enkelejda Imeraj brenda zyrës së patronazhistëve” – Denoncimi i PD-së


Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Tiranës Belind Këlliçi dhe kandidatja Adriana Kalaja kanë denoncuar një zyrë në Tiranë e cila sipas tyre shërben si qendër patronazhistësh për blerjen e votave.

Ata thanë se në zyrë brenda ndodhet deputeti i PS-së Erjon Braçe dhe drejtoresha e Qendrës së Inovacionit dhe Ekselencës Enkelejda Imeraj ndërsa denoncuan se nga aty ishte larguar më herët një zonjë me një çantë të madhe.